Kush e vrau Xhelal Reçin? Artan Hoxha nuk jep emra, por informon se…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se pas vrasjes së Xhelal Reçit, fshihet një person dhe grup i fuqishëm. I ftuar në studion e ‘AbcNews’, Hoxha tha se është kostoja e këtij atentati që përcakton dhe fuqinë e grupit kriminal e që në rastin konkret, sipas tij, është e lartë. Hoxha shtoi se ‘Kurbini’ preferon që të mos bashkëpunojë me Policinë e Shtetit dhe që t’i zgjidhë vetë të gjitha telashet.

“Zona e Kurbinit ka një mënyrë krejt tjetër. Nuk janë bashkëpunues me policinë, përpiqen ti zgjidhin vetë, edhe kur dikush kapet nuk tregon. E kuptoj që edhe dëshmitarët aty e kanë shumë të vështirë. Nuk janë të prirur për të dhënë informacion autoriteteve, nuk e bën. Ky është rreziku i kësaj historie sepse çon në zinxhir vrasjesh. Viktima ka qenë edhe në moshë vitale, merrej me bizneset. Familja nuk ka pasur probleme financiare, kanë jetuar mirë, prandaj ka lënë punën në polici ai. ky është një element që dëshmon se ngjarja nuk vjen për motive materiale. Kush fshihet? Të realizosh këtë lloj atentati ka një kosto. Nga kostoja shkojmë te kush mund të realizojë. Një që ka një problem të thjesht nuk harxhon aq shumë lekë. Ka një kosto për autorët. Këtë lloj atentati nuk e bën dot çdo njeri. Dikush i fuqishëm, që ia mban xhepi, që është i motivuar, ata vrasësit vjet që e ndoqën 20 km, ndryshe do të kishim viktimë që vjet,”- tha Hoxha ndër të tjera.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *