Kush e vuri Çyrben në listë? SPAK merr në pyetje Ardian Çelën

Ardian Çela është paraqitur sot në SPAK.

Ish-kreu i OSHEE dhe ish-drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit u paraqit mëngjesin e sotëm përpara Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur për dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja.

Në thelb të hetimit është fakti se kush e ka bërë listën e qarkut të Durrësit, ku nga përgjimet në Sky rezultoi se elementë të krimit të organizuar kishte diktuar pozicionin e Çyrbes në listë.

Më tej, pasi u zgjodh Çurbja ua ktheu nderin duke dekonspiruar aksionet e policisë për t’i shpëtuar nga arrestimet.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *