Pavarsisht nga mosha shpesh herë kemi probleme me kujtesë .
Nëse doni që të forconi kujtesën tuaj mjafton të nuhasni aromën e rozmarinës, kjo bimë me gjethe të imëta si hala e me erë të këndshme, që përdoren në gjellë ose për të nxjerrë prej tyre një lloj vaji, është konsideruar si erëza që forcon memorien.
STUDIMI:
Hulumtuesit shkencorë në Universitetin Northumbria kanë zbuluar se vajrat esencialë të rozmarinës janë të mirë edhe për kujtesën e fëmijës.
40 fëmijë të moshës 10-11 vjeç kryen një sërë testesh të memories. Fëmijët u ndanë në dy grupe (në mënyrë rastësore), dhe u futën në dy klasa të ndryshme, ku tek njëra prej tyre kishin shpërndarë vaj rozmarine.
Fëmijët u testuan në mënyrë individuale. Pas prezantimit, studiuesi i thotë fëmijës: Je këtu për të luajtur disa lojëra me kujtesën. Të lutem, mos ji nervoz dhe përpiqu të bësh më të mirën për të kujtuar atë çfarë do të të pyes”.