Kush është gjyqtarja që liroi zyrtaten e bashkisë të akuzuar për mashtrim

Gjyqtarja Eglantina Milkani në datën 8 Mars 2023, mori vendim pranë Gjykatës së Korçës për ndryshim të masës së sigurisë për ish – zyrtaren e Bashkisë Tiranë Viola Sterjo, e cila u arrestua në dhjetor të vitit 2022, për “mashtrim” me shuma të mëdha. Arrestimi i saj erdhi pas kallëzimin që disa biznesmenë kryen kundrejt saj, të cilët pretenduan se i kishin dhënë Viola Sterjos shuma të mëdha parash për të përfituar grande të majme parash nga AZHBR.

Dy muaj pas arrestimin, pala mbrojtëse kërkoi zbutje të masës së sigurisë për Sterjon, pasi sipas avokatit, gjendja e fëmijëve të saj të mitur është përkeqësuar. Mësohet se në seancë nga përfaqësuesi i Viola Sterjos është deklaruar që fëmijët kanë patur tronditje psiko-emocionale, gjë të cilën e ka mbështetur dhe me një akt ekspertimin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *