“Kush nga banorët është influencer?”, ishte kjo pyetja që shkaktoi debat mes katër finalistëve.
Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve t’i shtojnë 20 mijë euro çmimit të madh duke i sfiduar me provën e memories për ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpi. Ata lexuan pyetjet e më pas do të duhet të jepnin një përgjigje unanime së bashku.
Banorët kanë nisur sfidën e tyre duke u përgjigjur pyetjeve të dhëna. Ata kanë nisur të numërojnë puthjet që janë dhënë në shtëpi si dhe numrin e zarfave të zinj që kanë hyrë në këtë edicion.
Më pas finalistët kanë ndarë të gjithë ish-konkurrentët sipas profesionit të tyre.
Efi u shpreh se të gjitha vajzat që kanë qënë në shtëpi mund të quhen të tilla, pasi e përdorin Instagramin për punë dhe se janë personazhe publike që kanë dalë në ekran, ndaj e kanë influencën në publik.
Por Luizi nuk ka qënë dakord me këtë pasi sipas tij, asnjë nuk e ka primare të qënurin ‘influencues’.