Detaje të reja zbulohen nga rrjeti i prostitucionit në Greqi, ku viktima ishin vajza të mitura.
Rol kyç në rrjet kishte edhe një 31-vjeçare shqiptare e quajtur “Lorela”, e cila që në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare dhe e ndihmonte të gjente klientë duke marrë një përqindje të tarifave.
31-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua dje në shtëpinë e saj në Colonos ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që ajo kishte me nxënëset e zonës. Sipas një banori të zonës, që prej verës në banesën e 31-vjeçares vizitohej nga vajza të mitura, të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat.