Kush është ministri që ndihmonte trafikun e drogës? SPAK letër italianëve, kërkon emrin

Antonio Guastalegname, i penduari i mafies kalabreze Ndrangheta, ka trazuar jo pak ujërat në Shqipëri. Ai ka folur për një ministër (Drejtësie ose i Brendshëm) që ishte përfshirë në trafikun e drogës.

Pas publikimit të lajmit nga mediat italiane, SPAK ka nisur nga puna për të gjetur emrin duke i dërguar një letër porosi atyre italianë për të nxjerrë emrin e personit që deri më tani është sekret.

Çfarë u deklarua nga dje nga Guastalegname?

Antonio Guastalegname, ka rrëfyer emra e ngjarje mbi rrjetin e trafikut të drogës nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë, teksa përmend edhe zyrtarë të lartë shqiptarë. 54-vjeçari, i arrestuar në kuadër të megaporcesit të emërtuar “Rinascita Scott” flet për lidhjet e bosëve mafiozë të Ndranghetas me emra të rëndësishëm të politikës shqiptare.

Bashkëpunëtori i drejtësisë: Droga kalohej lehtë falë mbështetjes së qeverisë shqiptare

Në rrëfimin e tij, Guastalegname përmend Valerio Navarrën, një person shumë i afërt me bosin e drogës Antonio Giuseppe Açorint, i cili i kishte thënë se kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe se subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm. Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se kishte mësuar nga Robert Lazaj, i arrestuar në qershor të 2020. “Më propozoi të shisja drogë direkt, pa ndërmjetës. Për të më joshur ai më nënvizoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin transportimin e drogës prej mbështetjes së qeverisë shqiptare, në sajë të së cilës ata mund të përballonin ngarkesa të mëdha pa frikë nga kontrollet“, ka dëshmuar ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *