Ikona e muzikës pop Britney Spears zuri vendin e parë në sondazhin e këtij viti të lexuesve të TIME100. Në sondazhin për listën vjetore të njerëzve më me ndikim në botë, Britney Spears mori 1.8 milionë vota. Artistja e famshme ka qenë në fokus të mediave kohët e fundit pasi foli hapur kundër kujdestarisë 13-vjeçare të babait të saj.
Spears e cilësoi marrëveshjen si abuzive dhe tashmë duket se është vetëm një hap larg drejt lirisë. Babai i saj, Jamie, ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për t’i dhënë fund kujdestarisë edhe pse ai pretendon se çdo veprim i tij ka qenë në funksion të mirë të së bijës.SO
Punëtorët e Kujdesit Shëndetësor janë të dytët në listë pas Spears, me 3.1% të votave, pasi viti i dytë i pandemisë COVID-19 vazhdon të rrezikojë jetën e tyre në të gjithë botën. Megjithatë ka përparim në luftën kundër koronavirusit, i reflektuar në fituesit e vendit të tretë: Zhvilluesit e Vaksinave, të cilët morën 2.5% të votave të lexuesve.
Grupi fitues i çmimeve K-pop BTS renditet në vendin e katërt me 2.1%, teksa është renditur më herët në sondazhin e lexuesve të TIME100 2019 dhe 2018.
Simone Biles, gjimnastja më e suskesshme e të gjitha kohërave, doli e pesta me 2% të votave. Fituesja e medaljes së artë amerikane mahniti botën në korrik kur u tërhoq nga disa ngjarje sportive duke përmendur shqetësimet e shëndetit mendor.
Redaktorët e TIME shpallin përfundimisht listë e TIME100, të mërkurën më 15 shtator.
/Burimi: Time100/ Përshtati Priza.al/