Burime për mediat bëjnë me dije se Flori Beqiraj dyshohet se është personi që shihet në video duke e sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikçi në qendër të Pejës.
Kujtojmë se kjo e fundit përmes një video të publikuar në Facebook shfaqi momentin kur ajo sulmohet seksualisht.
Sakaq shihet se në Facebook autori i dyshuar publikonte shpesh foto me partneren, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, komentuesit nuk i kanë kursyer komentet në këto foto, duke e ofenduar rëndë. Pak orë më pas, profili i tij në Facebook, është bllokuar.