Talo Çela është një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, dhe i akzuar për disa vrasje.
Dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani ka folur mbi disa ngjarje të bujshme në Shqipëri, ku i përfshirë është edhe Talo Çela.
Burime nga SPAK bëjnë të ditur se Talo Çela dyshihet se ka siguruar mjete për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, ndërkohë që tentoi për të vrarë edhe Florenc Çapjan, por pa sukses.
Pas tentativës për të vrarë Çapjen, në orët e para të mëngjesit të 5 Nëntorit 2020 në vilën 2-katëshe të Talo Çelës është vendosur një sasi prej më shumë se 2.8 kilogram tritol, me qëllim për ta hedhur në erë banesën e tij. Burimet bëjnë me dije se ai që vendosi lëndën plasëse ishte Elio Bitri, ndërkohë që tritoli shpërtheu vetëm në pjesën e jashtme, ndërsa pjesa tjetër mbeti e pashpërthyer dhe u gjet nga policia.