Aktori Chris Evans është duke kaluar një moment të mirë në jetën e tij, duke qenë se përveç faktit që është pjesë e dy projekteve kinematografike shumë të rëndësishme që do të publikohen së shpejti, po ashtu është lumturisht i dashuruar prej më shumë se 1 viti. Jo vetëm kaq, por së fundmi u shpall edhe mashkulli më seksi i vitit 2022.
Burime për “People” bëjnë me dije se ai është në një lidhje me aktoren portugeze Alba Batista dhe në fakt marrëdhënia e tyre është mjaft serioze dhe e konsoliduar. Madje, qarkullon një foto e çiftit të kapur dorë për dore.
“Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij e adhurojnë Alba-n” është shprehur burimi pranë çiftit.
Alba Baptista është 25 vjeç, kryesisht e njohur për rolin në filmin e këtij viti “Mrs. Harris Goes to Paris”, ndërkohë që flet pesë gjuhë dhe kontribuon me para dhe punë humanitare në një jetimore në Kamboxhia. Kemi përshtypje se kjo është edhe gjëja që e ka tërhequr më së shumti Chris tek ajo.