Kush është viktima që u ekzekutua sot në Rrëshen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rreshenin paraditen e sotme (26 shtator), ku shtetasi Martin Bardhi është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit.

Viktima raportohet se kishte dalë nga burgu pak kohë më parë. Në muajin mars të këtij viti, Martin Bardhi së bashku me të birin Enrik Bardhi kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit në Rreshen.

Shkak i konfliktit mes Enrik Bardhit dhe Saimir Reçit ishte bërë parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që është shoqëruar dhe me të shtëna me arme zjarri.

Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëritjetrin në mes të qytetit.

Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte nipi i Kastriot Reçit, pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Autorët kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit të BMW, çka e dëshmojnë dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi të riun Reçi pa marrë lëndime. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhi të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Kërkimet intensive bënë të mundur ndalimin e njërit prej të kërkuarve dhe policia saktësoi se ka rënë në pranga Martin Bardhi, e ndërsa djali i tij dhe nipi janë ende në kërkim. Grupi hetimor ka administruar çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku nuk përjashtohet mundësia ketë zanafillën tek konfliktet e vjetra mes fiseve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *