Operacioni “plumbi i artë” që supozohej të vinte pas hekurave anëtarët e 8 grupeve kriminale nuk ka më dyshime që u dekonspirua për aq kohë sa krerët e tyre si Talo Çela, Ervis Martini e Suel Cela nuk u arrestuan.Hetimi është përqendruar se kush foli i pari. Ka folur SPAK duke treguar rreth tre javë para operacionit se Nuredin Duman u zbërthye dhe po rrëfente krimet apo ka folur policia e cila sapo i mbërriti zarfi me urdhër-arrestet e gjykatës mëngjesin e 19 majit nuk e mbajti dot sekreti.
Siç bëjnë me dije, verifikimet paraprake po kryen për të kuptuar qëllimin pse u dekonspirua operacioni që rezulton të jetë një nga më të mëdhenjtë që ka goditur krimin e organizuar në vend dhe ka hedhur dritë mbi dhjetëra ngjarje të rënda që nga viti 2011.
Mbi dyshimet për dekonspirim burimet thonë se dy institucionet po përplasen me njëra tjetrën. Konflikti me i forte është në Policinë e Shtetit mbasi ky institucion është në filtrin e Agjencisë së Mbikëqyrjes policor. Pavarësisht kësaj, përveç dosjes së SPAK, autoritetet po vijojnë hetimet mbi krime të tjera që vrasësi me pagesë Nuredin Dumani dyshohet se do të kryente. Dyshimet bazohen mbi prova material të gjetura në banesën e tij për të cilat i arrestuari ende nuk është shprehur.
Një ditë pas operacionit më 20 maj Agjencia e mbikëqyrjes policore çeli një hetim mbi dyshimet për dekonspirim ndaj gjithë oficerëve të policisë të përfshirë në këtë operacion.
Si dhe gjatë kësaj kohe Agjencia ka marrë në pyetje disa nga punonjës policie por ende nuk ka një rezultat./topchannel