Sami Macukulli, vetëm 22 vjeç humbi jetën në Itali të martën e 13 qershorit pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash në Franciacorta në Itali teksa po punonte. Ai kishte lindur në Shqipëri, por emigroi në Itali më pas ku ishte dhe babai i tij.
Samiu ishte 22 vjeç, më 21 tetor do të kishte mbushur 23 vjeç. Në rrjetet e tij sociale ka ende urime për ditëlindjen e fundit, në të cilat i kanë uruar edhe 100 vite. Ditë që për shkak të një aksidenti në punë nuk do të vijnë.
Ai jetonte me të atin në Caorle, në provincën e Venecias në Itali dhe kishin ndërruar shumë banesa, deri sa prej disa kohësh ishin vendosur në një apartament më të mirë. E ëma dhe e fejuara e të riut jetonin në Shqipëri, teksa 22-vjeçari priste që së shpejti të martohej.
Duke u përshtatur në mënyrë të përkryer në komunitetin e Caorle, ai frekuentonte mbi të gjithë bashkatdhetarët e moshës së tij, pothuajse të gjithë të angazhuar në ndërtim. Një nga vendet e takimit ishte bari i ëmbëlsirave Luciana në via Pompei, i cili frekuentohej edhe nga babai i tij.
Me babanë e tij Ilirjan Macukulli jetonte dhe punonte me shumë sakrifica, punë dhe pak miqësi, të gjitha me rregulla, megjithatë.
Gjatë dy viteve të fundit, Samiu kishte synuar një kërcim në cilësi, ai hodhi mundësinë për të qenë një “punëtor akrobatik”, domethënë ai që ngjitet në shtylla. Nuk i mungonte pasioni, rroga ishte tërheqëse dhe me përbuzje ndaj rrezikut u zhyt në këtë aventurë pune, pas disa vitesh në Sim Ponteggi, ku mësoi sekretet e një pune në ajër.
Ndërkohë, e ëma dhe e fejuara e tij vazhdonin të jetonin në Shqipëri, në zonën e Dibrës, prej nga vijnë shumica e punëtorëve që punojnë te Sim Ponteggi apo në firma të tjera ndërtimi në zonë.
Me punën e re dhe rrogën e re në Coget Impianti, Macukulli i kishte premtuar partneres se do të martohej me të dhe do të jetonin bashkë në Itali. Gjithçka ishte gati, mungonte vetëm akti nga noteri, i cili duhet të përfundonte javën e ardhshme. Pas martesës së bashku ata do të ishin zhvendosur, brenda pak javësh, në një shtëpi të bukur në Porto Santa Margherita. Ajo ditë nuk do të vijë kurrë.