Një prej të arrestuarve nga SPAK për pjesëmarrje në grup kriminal, Bujar Germizi, si dhe Ismail Zeneli, në kërkim, kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.
Report Tv ka mësuar se dy vëllezërit që kanë dashur të vrasin janë Albert dhe Edmond Nela dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.
Report Tv mëson po ashtu se Dedan Gjoni është në akuzë për ‘Trafik narkotikësh’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe ‘Shpërdorim detyre’.
‘Për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (të një sasie prej 150 kg lëndë narkotike të llojit canabis sativa nga Spanja për në Gjermani me datë 03.11.2020), “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 283/a-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal.
Për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (në dëm të shtetasit Albert e Edmond Nela), “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal.
c. Per kryerje 104 penale të “Shpërdorimi i detyrës”,’- mëson report Tv.
Në pjesën nga dosja të siguruar ekskluzivisht nga Report Tv mësohet se Ismail Zeneli, po ashtu akuzohet për sigurimin e kushteve dhe materialeve për vrasje në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal kundrejt dy vëllezërve Albert dhe Edmond Nela./shqiptarja.com