Zbardhen detaje të reja për të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Ramazan Matajt në Shkodër. Babë e bir kanë si dy autorë kryesorë të vrasjes së të riut Ramazan Mataj u arrestuan. Ata janë Rrustem dhe Arjon Hasaj, babë e bir, ndërsa janë shoqëruar nga policia dhe dy persona të tjerë të afërm të tyre.Njëri prej të arrestuarve është kapur në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi. Ramazan Mataj u vra tre ditë më parë në orët e mbrëmjes në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.