Sali Berisha e fitoi betejën e tij të radhës brenda Partisë Demokratike, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Tiranës, e cila i dha të drejtë Kuvendit të Rithemelimit të thirrur prej tij, përsa i përket ndryshimeve statusore të miratuara në 11 Dhjetor të vitit të kaluar. Gjykata e Tiranës, në seancën e paralajmëruar për ditën e sotme, mori vendimin, sipas të cilit u miratua kërkesa e Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statusore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ishte pikërisht gjyqtari Agron Zhukri, i cili lexoi vendimin përpara palëve përfaqësuese të dy kaheve.
Por, cilët janë të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike që konsiderohen të shkarkuar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës:
KRYESIA E PARTISË DEMOKRATIKE:
KRYETAR
Lulzim Basha (I dorëhequr)
SEKRETAR i PËRGJITHSHËM
Gazment Bardhi
NËNKRYETAR
Enkelejd Alibeaj (I komanduar kryetar)
Agron Gjekmarkaj (I dorëhequr)
Jorida Tabaku
Grida Duma (e dorëhequr)
KRYETAR i KËSHILLIT KOMBËTAR
Arta Sakja
KRYETAR i KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS
Flutura Açka (e dorëhequr)
KRYETAR i KOMISIONIT ZGJEDHOR
Jemin Gjana
SEKRETAR ORGANIZATIV
Flamur Hoxha
SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK
Jonila Godole
SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN
Greta Bardeli
SEKRETAR i KOORDINIMIT ELEKTORAL
Taulant Zeneli
SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE
Orjela Nebiaj
SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL
Endri Hasa
SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE
Indrit Sefa
SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN
Kreshnik Çollaku
SEKRETAR PËR DECENTRALIZIMIN DHE PUSHTETIN VENDOR
Roland Bejko
SEKRETAR i MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
Gentian Gaba
ZËDHËNËS
Ina Zhupa
ANËTARË TË ZGJEDHUR
Agron Kapllanaj
Dhurata Tyli (Çupi)
Ervin Salianji
Fitim Zekthi
Gazmend Koduzi
Gert Bogdani
Helidon Bushati
Juela Hamati
Lindita Metaliaj
Orjola Pampuri
Taulanda Jupi
Tomor Alizoti
Xhemal Gjunkshi
Xhelal Mziu