Kush janë dy vëllezërit e plagosur në Shkodër, lidhja me dosjen e bujshme të rrëmbimit të Jan Prengës

Dy vëllezërit të cilët mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës, Hot dhe Marian Doçi nuk janë persona të panjohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare.

Mësohet se ato i përkasin të njëjtës familje Doçi në Shkodër, e cila është e njohur edhe nga operacionet e OFL dhe mendohet se ka lidhje me krimin e organizuar.  Një familje e lakuar edhe për rrëmbimin e Jan Prengës. Dy vëllezërit janë të afërm të Gentian Doçit, emri i të cilët është lakuar për pengmarrjen e Jan Prengës. Gentiani është një prej personave të shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz.

Kjo është pista kryesore në të cilën po heton grupi hetimor.

Kjo është ngjarja e dytë që ka tronditur vendin ditën e sotme, pas ekzekutimit në mëngjes të ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Edmond Koçi, i njohur si “Mond Çekiçi”.

Kush është Jan Prenga? Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej më shumë se një vit trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi ‘Golden’ në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ku sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili.

Jan Prenga mendohet se u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është arrestuar në Angli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *