Kush janë prokurori dhe gjyqtari që arrestuan Ilir Metën?

Drejtësia e re arrestoi Presidentin e parë në Shqipëri. Ilir Meta u prangos ditën e sotme. Prokurori që firmosi urdhrin e arrestit është Sotir Kllapi. Ky i fundit nisi hetimet për çështjen e pasurisë së Metës dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi që prej vitit 2022.

Prokurori Kllapi kaloi me sukses dhe me lehtësi procesin e Vetingut në maj të vitit 2019. Kllapi u konfirmua në detyrë më 13 maj të vitit 2019, duke u vlerësuar pozitivisht në kriterin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me 174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon. Pas emërimit në SPAK, Kllapi ka marrë pjesë në disa trajnime me ekspertë nga SHBA dhe BE. Gjyqtari që pranoi kërkesën është Erjon Çela.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *