Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përplas sot me ish deputeten Rudina Hajdari për kontributet dhe përfitimet nga PD-ja.
Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, Hajdari tha se Bardhi ka qenë përfitues i madh në PD pasi pa asnjë kontribut u bë sekretar i përgjithshëm.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Bardhit, sipas të cilit Hajdari u bë deputete si vajza e babait.
Debati:
Rudina Hajdari: Ju jeni pa asnjë kontribut dhe u bëtë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Gazmend Bardhi: I matni ju kontributet?
Rudina Hajdari: Po patjetër
Gazmend Bardhi: Po ju çfarë kontributi keni që erdhët nga Amerika dhe u bëtë direkt deputete? Apo jeni vajza e babait? Zonja Hajdari ka bërë zgjedhjen e saj në rastin e djegies së mandatit, por ndaj saj nuk u mor asnjë masë e nuk ishte anëtare e PD-së.
Rudina Hajdari: Po si u bëra deputete unë?
Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi ajo.
Rudina Hajdari: Nuk ka rëndësi ëëë?