Këshilli Bashkiak i Himarës do drejtohet nga Socialisti Dhimitër Kapaj, i cili mori 5 vota më shumë se kandidatja e koalicionit Bashkë fitojmë Afroviti Dhimojani.
Në mbledhjen e sotme nuk kanë munguar tensionet nga mbështetësit e Fredi Belerit, dhe përfaqësues të tjerë të monitoritetit grek.
Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i kësaj bashkie më 14 maj, nuk do të betohet si kryetar, kjo pasi GJKKO i rrëzoi kërkesën për të qenë pjesë e betimit.
Mbështetësit e tij kanë kërkuar që ai të jetë në mbledhjen e këshillit bashkiak dhe kërkojnë që punonjësit e bashkisë kur drejtohej nga Jorgo Goro të largohen dhe të pranishëm të jenë vetëm të bashkisë së re.