Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me pagat e mësuesve.
Kushi në Komisionin e Edukimit tha se qeveria do t’i rrisë me 40% pagat e tyre deri në fund të mandatit.
“Ne rritëm numrin me 250 mësues. Për pagat, ne do kishim dashur shumë më tepër. Mësuesit meritojnë shumë më tepër. Mandatin e kaluar 32% u rritën pagat. Janë rritur tre herë, jo vetëm në 2017. Dhe këtë mandate që kemi nisur jemi angazhuar për 40%. Vitin e shkuar 6%, vitin e ardhshëm 7%, deri në fund rritja minimumi 40%. Nëse situate do jetë më e mirë, patjetër do ta rrisim edhe më shumë. Kemi financuar 20 objekte arsimore, ku buxheti ishte 830 mln për ndërtim. Në Tiranë kemi 12 shkolla të reja ”, tha ajo.