Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është takuar në turqi me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, Bjorn Berge.
Kushi në ‘Facebook’ shkruan se vendi ynë ka bërë mjaft progres në fushën e sportit dhe priten projekte të reja gjithëpërfshirëse.
Postimi i plotë:
Turqi – Gjatë takimit me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, z. Bjorn Berge, diskutuam rreth progresit që ka bërë Shqipëria vitet e fundit në sport ??♂️????♀️, që nga përmirësimi i kuadrit ligjor, investimet në infrastrukturën sportive, si dhe projektet e reja për sportin në shkolla në kuadër të gjithëpërfshirjes dhe barazisë gjinore.?
Veçanërisht pas hapjes së negociatave, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit me vendet anëtare të EPAS me qëllim ndërtimin e politikave të reja të orientuara drejt Bashkimit Evropian.