Gjykatën Kushtetuese ka shqyrtuar çështjen e vlefshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Vëmendje mori çështja e Voltana Ademit kundër Bindjes Demokratike.
Voltana Ademi, në cilësinë e kryetares së Shoqatës të Bashkive Shqiptare ngriti padi kundër Bindjes Demokratike, duke pretenduar se kjo e fundit nuk u regjistrua në kohë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, si dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve vendore të 2019 me argumentin se u cenua liria e të drejtës së votës dhe nuk u garantuar pjesëmarrje e gjerë e partive. Fillimisht Kushtetuesja rrëzoi pezullimin e gjykimit apo dhe pushimin e çështjes, por Ademi do i drejtohet Komisionit të Venecias për marrjen e vendimit.
Palët e përfshira në këtë çështje Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike dhe Voltana Ademi në emër të kryetares së Shoqatës së Bashkive kanë të drejtë të depozitojnë deri me 25 qershor vetëm nga një pyetje për Komisionin e Venecias. Më pas Gjykata Kushtuese do i drejtohet Komisionit të Venecias me pyetjen e saj dhe pyetjen e palëve për të marrë përgjigjet dhe argumentet e Venecias.
Gjatë ditës së sotme ka pasur diskutime mes palëve të përfshira në çështje, ku Këshilli i Ministrave, Kuvendi dhe Bindja Demokratike në lidhje me vendimin e anulimit të 30 qershorit e cilësoi si një shkelje ligjore dhe antikushtetuese të Presidenti Ilir Meta. Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave tha se Ilir Meta mund të caktojë vetëm datën e zgjedhjeve, por nuk ka tagër ligjor e kushtetues për t’i anuluar ato përveç rasteve të jashtëzakonshme. Ajo shtoi se argumentet e Metës për anulimin e tyre nuk përbënin këtë rast dhe se nuk kishin natyrë kushtetuese. Edhe Bindja Demokratike ishte në të njëjtën linjë me përfaqësuesen e qeverisë.
/Priza.al/