“Kushtetuesja refuzon t’i heqë mandatin Olta Xhaçkës”, Berisha: Rama e ka kthyer drejtësinë në degë të PS-së

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kreu i qeverisë Edi Rama e ka kthyer drejtësinë në degë të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij në takimin me me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës, Berisha u shpreh se Gjykata Kushtetuese refuzon t’i heqë mandatin ministres Olta Xhaçka duke shkelur Kushtetutën.

“Edi Rama dhe kjo qeveri, duhet të largohen sa më parë. Ata kontrollojnë sot të gjitha pushtetet. Ka shndërruar drejtësinë në një degë të PS-së. Asnjë shqiptar nuk pret më që e drejta e tij t’i sanksionohet në një proces gjyqësor. Do i duhen 10-15 vite për t’u gjykuar. Duhet të paguajë qimet e kokës ryshfet për të afruar vendimin. Pastaj natyrisht aty fiton ai që paguan më shumë.

Kurrë ndonjëherë drejtësia nuk ka qenë në një kontroll të tillë. Ju e patë gjykatën kushtetuese. Qëndruam katër vite pa gjykatë. Tani që është plotësuar merr vendimet më anti kushtetuese dhe më anti ligjore në historinë e ekzistencës së saj. Gjykata Kushtetuese para kësaj nuk është se nuk kishte të meta dhe defekte. Diktimi i kushtetutës ishte i tillë që nuk lejonte vendim tjetër.

Kjo gjykatë duke shkelmuar mbi të gjithë precedentët, mbi kushtetutën refuzoi të heqë mandatin e Olta Xhaçkës. Një ministre që bëhet vetë me kunatën investitorë strategjikë por që mbrohet nga Edi Rama. Hakmarrja për Drejtësi ka vrarë 17 shqiptarë, të dokumentuara, ka 20 grabitje me armë. Sot ata u shpallën të pafajshëm nga Gjykatat e kontrolluara nga Edi Rama”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *