Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e deputetëve të PD, reagon Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konfiskimin e pronave me VKM.

Në një postim në Twitter ai shkroi se një vendim i tillë nuk ishte surprizë dhe se ishte i paralajmëruar nga kryeministri Rama.

Sipas tij GJK nuk i rezitoi presionit të Edi Ramës dhe oligarkëve të tij

“Asnjë surprizë: Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm.

Për fat të keq GjK nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët”, ka shkruar Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *