Gjykata Kushtetuese vendosi ditën e premte shfuqizimin e vendimit për ta kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës pronën e Teatrit Kombëtar.
Ky institucion kërkoi pezullimin e menjëhershëm të ligjit dhe vendimeve përcjellëse rreth ndërtimit të godinës së re të teatrit.Po ashtu, ajo ka gjetur shkelje të Kushtetutës edhe në rrëzimin e kërkesës për të shfuqizuar vendimin rreth shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar.
Çështja e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë ishte përshkuar me protesta dhe kishte ngjallur debat të nxehtë në Shqipëri.
Ajo ishte shembur në shpërfillje të një dialogu të brendshëm mes artdashësve, artistëve e shoqërisë civile dhe autoriteteve qeveritare, duke nxitur reagime të ashpëra brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshirë nga Komisioni Evropian që e quajti shembjen si mundësi të humbur nga palët për të gjetur një zgjidhje kompromisi.