Kushtojini vëmendje! Etja e vazhdueshme paralajmëron këto 3 sëmundje serioze

Shpesh na ndodh që të kemi etje të vazhdueshme ndonëse temperaturat në ambient nuk janë të larta.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga shkaqet se përse ju keni etje të vazhdueshme, ku mund të sinjalizojë një problem serioz shëndetësor:

Diabeti

Etja mund të paralajmërojë sëmundjen e diabetit, pasi trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.

Grumbullimi i glukozës (sheqeri) në urinë shkakton rritje të sekretimit të ujit, pra rritet diureza. Për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve të trupit dhe për të parandaluar dehidratimin, pacienti diabetik ndjen një nevojë të pandërprerë për të pirë ujë.

Goja e thatë

Kur goja është shumë e thatë, mund t’ju sjellë etje. Kjo simptomë mund të shkaktohet  nga disa medikamente ose trajtime për kushte si kanceri, dëmtim i nervave të qafës ose përdorimi i duhanit.

Anemia

Etja e vazhdueshme paralajmëron për anemi, çka nënkupton se trupi juaj nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut. Anemia mund të shoqërohet me marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta të zemrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *