Në seancën plenare të ditës së sotme, të Kuvendit të Shqipërisë votohet për anëtarët e Këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë.
Kandidatët që do votohen për anëtarë janë Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli. Ndërkohë që kryetari komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka propozuar për futjen si anëtar të ri në garë edhe të kandidatit, Mateo Spaho. Duke shtuar se kandidatura e propozuar do të shërbejë si depolitizim i Bankës së Shqipërisë. Ky propozim është pranuar nga palët në Kuvend./Priza.al