Deputeti Luçiano Boçi e ka nisur seancën maratonë duke kërkuar që seanca me pyetje, mocioni me debat dhe interpelanca të ndahen nga njëra-tjetra.
“Nuk ka rregullore që i bashkon këto të treja. Sipas jush janë të tria një temë. Por nuk është kështu. Rregullorja i ka përcaktuar mirë çfarë janë, seanca me pyetje është më vetë, interpelanca është më vete dhe mocioni me debat është një tjetër. Të gjitha janë të ndryshme dhe nuk mund të bashkohen. Ndani seancën me pyetjen, interpelacën ashtu si edhe mocionin me debat. Miratoni edhe Komisionin Hetimor” – tha Boçi.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla lexoi rregulloren dhe tha se rendi i ditës është votuar në seancë plenare.