Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij në seancën parlamentare duke ju përgjigjur opozitës u shpreh se është shumë komike që ato të flasin në emër të shqiptarëve kur shqiptarët folën më 14 maj. Sipas krut të qeverisë opozita u braktis nga shqiptarët, ndërsa mazhorancën u mbështet.
“Kur shqiptarët sapo kanë folur. Nuk është bërë akoma java e dytë dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që fatkeqësisht janë atë që nuk duan të dëgjojnë, është shumë komike që të flitet në emër të shqiptarëve. Të flitet në emër të shqiptarëve që braktisën politikën, zgjedhjet apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime. Pasqyra e pjesëmarrjes flet pak më ndryshe. Shqiptarët nuk kanë braktisur të gjithë ne, por një pjesë nga ne. Sa i takon pjesës që së bashku me të gjithë deputetët në krahun e majtë unë përfaqësoj shqiptarët jo vetëm që nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të kemi parasysh se nuk është një fenomen karakteristik i zgjedhjeve vendore. Braktisësit e të gjitha moshave kërkojini tek mënyra si e lexoni Shqipërinë tek mënyra sesi flisnim për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo është një këshillë e pa kërkuar që unë ua kam dhënë që në mandatin tonë të parë” – tha Rama.