Kuvendi ka rrezuar projektrezulutën e Partisë Demokratike për përballimin e rritjes së çmimeve, si pasojë e krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Rezoluta e propozuar nga demokratë, mori 74 vota kundër në seancën e sotme plenare, 27 vota pro dhe asnjë abstenim.
Kujtojmë që seanca e sotme u mbajt në kuadër të mocionit të ngritur nga PD për debat lidhur me çmimet në vend.
Debatin për këtë çështje e nisi nënkryetarja Jorida Tabaku. Qeveria argumentoi se tashmë ata e kanë prezantuar një paketë për mbështetjen e shtresave më në nevojë, i cila gjithashtu ka nisur të aplikohet te qytetarët./Priza.al