Seanca e sotme parlamentare, pritet që të jetë me shumë debate, dhe pritet që të zgjasë deri në mbrëmjen e sotme.
Në rendin e ditës, sipas programit të punës së Kuvendit të miratuar në konferencën e kryetarëve është vendosur që sot të miratohet buxheti i vitit 2023 nen për nen, por edhe ligji për portin e Durrësit.
Në projektligjin e Kuvendit thuhet se shpenzimet për vitin e ardhshëm parashikohet të jenë 687 milionë lekë, ose rreth 5.9 miliardë euro.
Por ajo që e bën seancën e sotme ndër më të “shtrenjtat” në historinë e parlamentarizmit shqiptar, në mos më të shtrenjtën, është projektligji për Portin e Durrësit.
Kështu, pika e 9-të e rendit të ditës është Projektligj “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate.
Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”.
Sipas marrëveshjes së zbuluar nga mediat, investimi në këtë zonë do të jetë rreth 2.1 miliardë euro, ku rreth 160 milionë euro do të investohen nga kompania, ndërsa pjesa tjetër do të vijnë përmes kontratave paraprake të ndërtimit të rreth 12 mijë apartamenteve.
Për këtë pikë të rendit të ditës, grupi i Alibeajt në Kuvend ka kërkuar që debati të jetë i pakufizuar dhe jo 360 minuta sa ç’është parashikuar në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve.
E nëse do të jetë seanca më e gjatë parlamentare, kjo mbetet për t’u parë nëse do të pranohet kërkesa e Alibeajt, por e sigurt është që me buxhetin dhe Portin e Durrësit kjo do të jetë ndoshta seanca “më e shtrenjtë” në historinë e Parlamentit shqiptar.
Po kështu Partia Demokratike ka zbuluar dje gjatë ditës listën me 23 amendamente që do propozojë për ndryshimet në buxhetin 2023.
Lista përmban propozime për uljen e TVSH për produktet e shportës apo heqja e akcizës për birrën.
LISTA E 23 AMENDAMENTEVE TË PD
- Skema e te perndjekurve politike (20% te privatizimeve) (Bujar Leskaj).
- Trefishimi i fondeve per ish te perndjekurit, nga 1 miliarde leke ne 3 miliarde leke (Bujar Leskaj & Helidon Bushati).
- Rritja ne 5% te PBB-se te buxhetit te arsimit (Luciano Boci).
- Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise. (Lindita Metaliaj)
- Anullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (Albana Vokshi).
- Demshperblimi i covid 19 (Mond Spaho).
- Rritja me 30% te pagave te pedagogeve (Ina Zhupa).
- Trefishimi i fondeve per kerkimin shkencor, nga 300 milione ne 1 miliarde leke (Ina Zhupa).
- Rritja me 20% te pagave ne shendetesi (Orjola Pampuri).
- Dyfishimi i fondit te ndihmes ekonomike (Orjola pampuri).
- Rritja e numrit te mesuesve ndihmes, rreth 1 mije mesuar ndihmes (Eralda Bano).
- Dhjete-fishimi i fondit per rritjen e pensioneve, nga 1.2 miliarde leke ne 12 miliarde leke (Arber Agalliu, Dhurata Cupi).
- Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (Dhurata Cupi).
- Limiti i arkes (Emilia Koliqi).
- Heqja e akcizes se gazit te lengshem (Helidon Bushati & Lefter Geshtenja).
- Ulja e TVSH-se per ushqimet baze te shportes (i njejte me propozimin me projektligjin e dorezuar 1 vit me pare) (Jorida Tabaku).
- Ulja ne 6% te TVSH-se per energjine elektrike (Jorida Tabaku).
- Barazimi i TVSH (hyrje-dalje) te produkteve bujqesore (Bledion Nallati).
- Heqja e TVSH per inputet bujqesore (nga 10% ne 0%) (Bledion Nallbati).
- Votimi elektronik Durres Elbasan (Oerd Bylykbashi).
- Demet e permbytjeve Shkoder Lezhe (greta bardeli).
- Heqja e indeksimit te akcizave (Jorida Tabaku)
- Rritja e gjithe pagave me 25% (Sali Berisha)