Kuvend/ Tabaku: Fat i madh që “McGonigal” po hetohet në SHBA, SPAK të marrë shembull

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se çështja e skandalit të McGonigal dhe kryeministrit Rama ka nevojë për transparencë.

Ajo e cilësoi fat që kjo çështje po hetohet në SHBA, teksa i bëri thirrje SPAK që të marrë shembullin e mirë.

“Fati i madh i shqiptarëve është se kjo çështje po hetohet në një vend që u krijua mbi bazat e institucioneve të pavarura dhe sundimit të ligjit. Fati i madh i shqiptarëve është se investimi më serioz i shekullit të 21 në vendin tonë nga SHBA dhe BE është pikërisht Reforma në Drejtësi. Prandaj, SPAK duhet të mësojë nga ky shembull i mirë. Nuk janë rastësi të gjitha këto prova dhe fakte të bëra publike”, u shpreh Tabaku.

Pjesë nga fjala e Jorida Tabakut: “E vërteta është vetëm një, është ajo që ka ndodhur, ajo që shkruhet në akuzë, ajo që shpresojmë të gjithë ta mësojmë më në detaje në një gjygj që po zhvillohet përtej oqeanit. 

Sot, shqiptarët janë përballë disa provave dhe fakteve që kanë origjinën e tyre nga një hetim dhe dy akuza që i janë kryer një ish zyrtari të lartë të FBI.

Unë nuk bëj dot prokuroren, por sot si qytetare, si deputete dhe si anëtare e Partisë Demokratike kam nevojë për transparencë.

Aktpadia e ngritur nga Departamenti i Drejtësisë sqaron se ish drejtuesi i FBI ka ardhur në Shqipëri jo në një vizitë zyrtare, që nuk ka deklaruar se gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar dhe që ka dështuar të deklarojë që ka takuar kryeministrin e Shqipërisë.

Tani, natyrshëm lind pyetja; nëse një agjent FBI, vjen në Shqipëri ai në rastin më të pakët do të duhet të lajmëronte le të themi institucionet e SHBA në vendin tonë dhe nuk ka asnjë arsye të përdorte një mik të tijin që rastësisht i ka kërkuar dhe 225 mijë dollarë apo jo?

Si ka mundësi që drejtuesi i lartë i FBI, nuk kryen asnjë takim me prokurorë, OPGJ, Drejtorinë e Pastrimit të Parave por investohet të nisë një hetim me burim zyrën e kryeministrit Rama?

Mund të besojmë se nuk ka asnjë lidhje mes hetimit të nisur të McGonigal kundër Partisë Demokratike që vinin fill pas takimeve të kryeministrit Rama me të.

Ne, nuk mund të refuzojmë faktet. Nuk mund t’i mohojmë faktet! Nuk mund t’i tjetërsojmë faktet! Mbase, mund t’i interpretojmë! Por edhe ky interpretim nuk ka shumë gjasa të ndodhë pasi nuk ka më hapësira për interpretime si kjo që na ofron mazhoranca!

Se nuk ka më turp për Shqipërinë sesa t’i nxihet faqja në të gjitha mediat ndërkombëtare e kudo, se është korrptuar një drejtues i lartë i FBI.

Fati i madh i shqiptarëve është se kjo çështje po hetohet në një vend që u krijua mbi bazat e institucioneve të pavarura dhe sundimit të ligjit.

Fati i madh i shqiptarëve është se investimi më serioz i shekullit të 21 në vendin tonë nga SHBA dhe BE është pikërisht Reforma në Drejtësi.

Prandaj, SPAK duhet të mësojë nga ky shembull i mirë. Nuk janë rastësi të gjitha këto prova dhe fakte të bëra publike.

Nuk është rastësi që kryeministri i vendit sa herë që takohet me McGonigal, ky i fundit nis një veprim kundër Partisë Demokratike.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *