Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama sa i takon qëndrimeve të këtij të fundit për tensionet në Kosovë.
Duke treguar disa ‘prapaskena’ të asaj se çka fshihet pas miqësisë së Ramës dhe të Vuçiçit, Berisha tha se kryeministri shqiptar zbaton urdhrat e presidentit serb.
“Drejtuesja e seancës, kryetarja e Kuvendit pak minuta më parë u shpreh se Kosova nuk duhet të bëhet çështje e problemeve të brendshme. Mendimi im dhe i PD, ka qenë dhe është se Kosova është vend i pavarur dhe me qeveri legjitime dhe se në dialogun e saj me Serbinë, Shqipëria nuk duhet të implikohet dhe përzihet. Nuk ka shqiptar që beson se ka qëllime të tjera, veçse për të ndihmuar me çdo kusht padronin e tij, argat i të cilit është. Ndonëse u zhvilluan negociata në Bruksel, mu kërkua që të ndërhy dhe refuzova në mënyrë të prerë se ai nuk ishte në interes të negociatave. Gjithçka ndryshoi me takimin e Ramës ne Beograd. Pas asaj vizite ai u bë një zëdhënës i neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat e vërteta është se u ç’bënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu dhe marrëveshjen e përgjithshme. Dolën skenarë që Vuçiçi nuk i shiste dot më parë. Rama e mori me pasion të madh këtë skenar dhe unë ju them shqiptarëve se pas hartave të ndryshimit të kufijve, kishte një qëllim, zhvleftësimin e pavarësisë së Kosovës, dhe ndarjen e saj mes Serbisë dhe Shqipërisë. Por ky projekt u hodh poshtë falë kancelares Angela Mercek dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Nuk humbën asnjë minutë kohë dhe nxorën Mini-Shengenin në të cilin hartën që vendosën në platformën e samitit, Kosova ishte zhdukur.”, tha ai.