Deputeti i PS, Erion Braçe, tha se tokat bujqësore të cilat janë të ndara dhe që nuk kanë konflikte, duhet të çertifikohen menjëherë, pa qenë në nevojë të presin në radhë.
“Jemi shumë mbrapa tek toka bujqësore. Sot fshati mbahet me investime të bujqve vetë, ose me paratë e emigrimit. Kapital privat nuk ka, dhe thelbi është një copë letër, certifikata bujqësore.
Tokat bujqësore të ndara për të cilat nuk ka konflikt, të certifikohen njëherë e mirë dhe s’kanë pse presin në radhë apo në aplikim online”, tha ai.