Kuvendi ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Kuvendi votoi në seancën plenare të 9 qershorit për shkarkimin e Presidentit Meta, me 104 vota pro, me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Tashmë, vendimi i Kuvendit do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për shkarkimin e Ilir Metës.
Nga ana e tij, ky i fundit nuk e ka përfillur vendimin për shkarkim të shumicës parlamentare, duke u shprehur se do të vazhdojë të jetë President deri më 22 korrik të vitit 2022, datë kur i mbaron mandati.
/Priza.al/