Shumica e Kryesisë së Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor.
Propozimi në fjalë erdhi nga kryetari Lulzim Basha, ndërsa 26 demokratë votuan pro. Po ashtu mësohet se për propozimin 3 demokratë votuan kundër, Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Aldo Bumçi, 3 abstenim, 4 nuk morën pjese në votim, ndërsa 2 mungonin..
Pas miratimit nga Kryesia, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për mediat.
“Do të kemi një Kuvend më 18 dhjetor. Jam krenar për një vendim e Kryesisë, pas 6 orësh diskutime. Dua t’i falënderoj të gjithë. Pavarësisht prej mendimeve apo votës së tyre, për përkushtimin që demonstruan dhe legjitimin e plotë që i kanë dhënë demokratëve. Një parti, një Kuvend më 18 dhjetor. E sigurt është që nuk do lejoj askënd që të mbajë PD peng.”, tha ai.
/Priza.al/