Kuvendi hap dyert për gazetarët, nga nesër do të jenë të pranishëm në zhvillimin e seancave plenare

Ka kaluar më shumë se një vit që kur gazetarët nuk kanë qenë të pranishëm në seancat parlamentare por tashmë duket se Kuvendi do të hapë dyert për ta.

Nga dita e nesërme, gazetarët do të lejohen të jenë të pranishëm në sallën e parlamentit gjatë zhvillimit të seancave plenre. Ata do të qëndrojnë në lozhë

Që prej fillimit të pandemisë, gazetarët nuk kanë qenë të pranishëm në sallën e Parlamentit, ndërsa seancat plenare i ndiqnin nga transmetimet e kontrolluara nga vetë Kuvendi.

Kujtojmë se më herë u vendos që gazetarët të lejohen të marrin pjesë edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare në Kryesinë e Kuvendit me kushtin që të jenë të vaksinuar ose të kenë një test të vlefshëm PCR.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *