Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma teksa ka dhënë një prononcim për emisionin “Kjo Javë” ka treguar se çfarë qëllimi kishte Kuvendi i 18 dhjetorit. Duma nënvizoi se u votua për lënien pas të së shkuarës dhe shikimit drejt së ardhmes. Ndër të tjera, ajo tha se celësi për të ardhur në pushtet, thotë ajo, është duke pasur një parti më të hapur, më demokratike dhe më të fortë.
“Kuvendi veç vendimeve që mori dhe ndryshimit të vogël statutor, pati një qëndrim që kishte të bënte me ndarjen nga e shkuara e PD. Folësit e përcollën si një nevojë për reflektim ku sigurisht ky Kuvend duhet ta gjejë lidershipin e PD në një dimension tjetër. Mbështetja ime pa kushte ndaj Luzlim Bashës ka marrë fund. Në kuptimin e asaj që kemi thënë deri sot që e vetmja mënyrë për të shkuar në fitore është të dëgjojmë demokratët të vërtetë. E kam thënë shpesh që dualizmi e dëmtoi PD, e për këtë arsye duhet të drejtohemi drejt një drejtimi të ri.
Duhet të kemi hapje drejt shoqërisë dhe parimeve tona. Ju e patë cili është ky model. Të gjithë ne kemi përballur mendimet tona ballazi. Nuk ka pasur tabu ndaj kultit të individit. Nëse kjo ngjarje ndodhi, kur një parti të bëhet demokratike ka hedhur themelin për një demokraci reale të votës. Nëse ka sot një gjë të qartë është se askush s’i ka borxh Berishës ndaj kësaj dëmi dhe kanosje që i ka bërë PD. E padyshim të gjitha të vërtetat i duhen thënë Lulzim Bashës. Ne e dimë që përçarja ka ndodhur për shkak të interesit personal të Sali Berishës, tha Duma.
/Priza.al/