Ish-kryeministri ka folur për mediat në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Berisha tha se partia demokratike është e bashkuar, si dhe ky kuvend ishte treni shpëtimtar i Shqipërisë.
“Të garantoj se ky Kuvend ishte Kuvendi i bashkimit. Sot kishte qindra delegatë. Aty në listë kishte dhjetëra të propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar nga ata që para 6 marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Detyra ime, përqendrimi im total ka qenë bashkimi i bazës. Ju e shihni.
Jeni dëshmitar, xhirot e ish-kryetarit për të kuptuar sesa e bashkuar është sot PD në bazë. Për deputetët- Një pjesë e mirë ishin, të tjerë nuk ishin. Ky tren nuk ndalet. Është treni shpëtimtar i Shqipërisë.
Nuk ka kohë që të ndalet. Kush do që ti bashkohet është i mirëpritur. Ata që duan të përqendrohen në zgjedhjet e tyre, unë e respektoj”, tha Berisha.