Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur krijimin e Parlamentit të ri. Nëpërmjet një postimi në “Twitter” ai ka uruar deputetët dhe kryetaren e re të Kuvendit.
Ndër të tjera, Soreca thekson se roli i parlamentit është kyç për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ai shton se pret që parlamenti të bashkëpunojë për të çuar përpara këtë proces.
Postimi i Luigi Sorecas:
Urime anëtarëve të Kuvendit të ri Shqiptar dhe kryetares së re Lindita Nikolla. Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE. Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit.
/Priza.al/