Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 83 vota pro kryetaren e re të AMA-s, Armela Krasniqin. Ndërkohë, kandidatja tjetër Alketa Dibra ka marrë vetëm 9 vota pro. Armela Krasniqi ka mbajtur postin e zëdhënëses së Partisë Socialiste pranë kryeministrit Rama.
Me këtë emërim, duket se mazhoranca i ka shpërfillur disi edhe deklaratat e njëpasnjëshme të Bashkimit Evropian dhe Prezencës së OSBE në vendin tonë, të cilët bënë thirrje që kryetari i ri i AMA-s të zgjidhet me një proces gjithëpërfshirës.
Jo më larg se dje ishte deputetja e zgjedhje e PD-së, Albana Vokshi e cila tha se mazhoranca po favorizon kandidaturën e Armela Krasniqit, në krahasim me Alketa Dibrën, teksa i bëri thirrje Ramës të tërhiqet nga ky vendim antidemokratik, siç ajo e quajti.