Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 82 vota pro, dhe nëntë vota kundër, ndryshimin e buxhetit të shtetit për vitin 2021.
Ndryshimi i buxhetit të shtetit për këtë vit është miratuar gjatë seancës së sotme parlamentare. Po ashtu, Kuvendi miratoi aktin normativ “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” me 81 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim.
Në seancën e parafundit të kësaj legjislature, Kuvendi miraton aktin normativ për marrëveshjen me Pfizer me 98 pro, 5 kundër, 1 abstenim.