Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare.
Në rendin e ditës parashikohet diskutimi i projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi Organizatën Ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim”.
Gjithashtu Kuvendi do të diskutojë projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve dhe Shkolla e Magjistraturës”.
Kuvendi pritet të diskutojë edhe projektvendimin “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”.
Në seancën e sotme do të diskutojë edhe projektvendimi “Për zgjedhjen e z.Edmond Tullumani anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Kuvendi gjithashtu do të diskutojë edhe projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Në rend të ditës parashikohet edhe diskutimi i projektvendimit “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për periudhën zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Kuvendi pritet të ddiskutojë edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. /gj.mima/