Para seancës parlamentare, Kuvendi ka marrë masa të shtuara sigurie, duke sjellë dy furgonë policie dhe një zjarrfikëse. Efektivët e policisë janë pajisur me fikëse zjarri, duke u përgatitur për çdo eventualitet.
Opozita, e cila ka paralajmëruar mosbindje civile, ka mbledhur grupin parlamentar rreth orës 8:30. Ndërkohë, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur rreth 90 minuta para seancës. Kjo situatë ndodh pas incidenteve të mëparshme, kur deputetët e opozitës u përplasën me Gardën e Republikës.