Rrëzohet me 65 vota kundër ngritja e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit të kërkuar nga opozita. Deputetë të Partisë Demokratike dorëzuan me 6 Prill në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit.
Ishin deputetët Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi ata që dorëzuan kërkesën, ku u shprehën se ky projekt është një aferë që po zhduk Portin. Ata deklaruan në atë kohë se kanë marrë firmat e 35 deputetëve, duke plotësuar kështu firmat e nevojshme për ngritjen e Komisionit Hetimor.