Ka nisur tashmë seanca plenare e ditës së sotme.
Pas mbajtjes së një minute heshtje për vdekjen e mbretëreshës Elisabeth II, është vendosur të shtyhet për javën e ardhshëm votimi i kandidaturave të Albert Minga dhe Edmond Tullumani.
Këta të fundit pritet të votohen si kandidat për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH.
Ky vendim vjen pas kërkesës së grupit socialist. Taulant Balla tha se grupi i PS ka nevojë për më shumë kohë ndërsa kërkesa është pranuar nga opozita.