Kuvendi i hap rrugë arrestimit të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Nga 119 deputetë të pranishëm në sallë, 117 deputetë votuan Pro. Ndërkohë 3 deputetë kanë abstenuar.
Deputetët që abstenuan në kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit janë, Vangjel Dule, Fatmir Mediu, dhe Agron Duka.
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.
Sakaq menjëherë pas votimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të mbajë një dalje për mediat, lidhur me këtë cështje. “Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend.”- shkruan Rama në një postim në twitter.