TIRANË– 4 deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021 kanë hequr dorë nga mandati deri më tani. I pari ishte Tom Doshi, i cili la mandatin pas përplasjes me SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim.
Pas tij deputeti historik i PS Gramoz Ruçi njoftoi largimin nga politika dhe nga mandati i fituar prej tij me vështirësi në qarkun e Fierit.
Kryeministri Rama 5 ditë më par njoftoi se Najada Çomo nuk do të jetë pjesë e Kuvendit, por do të vijojë punën në spital si Shefe e Shërbimit Infektiv.
Nga demokratët dje erdhi largimi i deputetit Mark Marku. Marku, një emër i fortë në Partinë Demokratike dha dorëheqjen nga postin i deputetit por edhe çdo funksion tjetër në parti.
Ajo nga e cila kanë hedhur sytë të gjithë tashmë është ish-kryeministri Sali Berisha dhe përplasja e tij e fortë me SHBA që pas shpalljes non-grata. Nëse qëndron “doktori” hyn edhe në një tjetër garë me dy konkurrentë, përsa i përket fjalës hapëse të sesionit parlament. Kush do të mbajë fjalën hapëse, Berisha, Luljeta Bozo apo Tritan Shehu?
/Priza.al/